Njësia Speciale e Kosovës ka mbërritur tashmë në pikën kufitare në Jarinjë.
Sipas burimeve të disa mediave serbe, ku citohen burime edhe nga policia kufitare, në këto momente në Jarinjë ndodhet njësia speciale e Kosovës, ROSU.
Sipas këtyre burimeve, pjesëtarë të ROSU-s ndodhen tashmë edhe në rrugën që lidh Mitrovicën me Leposaviqin, konkretisht në fshatin Ballaban, transmeton lajmi.net.
Ndryshe, një konferencë e jashtëzakonshme për shtyp nga Policia e Kosovës, rajoni i Mitrovicës Veriore, është paralajmëruar të mbahet me fillim nga ora 13:00.