Në veri raportohet edhe për 2 raste të reja me Coronavirus

Prishtinë | 09 Pri 2020 | 13:04 | Nga Ekonomia Online

Në veri të Kosovës, dy raste pozitive me Coronavirus janë raportuar në komunat Zubin Potok dhe Leposaviq, tha specialisti i epidemiologjisë, Aleksandar Antonijeviq.

Që nga dita e djeshme, për analizë janë dërguar 29 mostra, dy prej të cilave janë pozitive.

Një burrë nga Zubin Potok dhe një grua nga Leposaviqi ishin infektuar.

Janë gjithsej 38 persona të infektuar në zonat e banura me serbë në Kosovë.

Nga këto raste, 20 janë në veri të Mitrovicës, në Zveçan 10, në Leposaviq katër (njëri prej të cilëve vdiq), në Zubin Potok 3 dhe 1 në komunat në pjesën qendrore të Kosovës, raporton Radio Kontakt Plus.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme