Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në fshatin Bresalc të Gjilanit, ku një person ka mbetur i vdekur, shkruan Gazeta Metro
Derisa viktimaA.SH me autoambulancë po transportohej nga Spitali i Gjilanit drejt Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, u rrotullua.
Me këtë rast pacienti i cili po transportohej për në Prishtinë, ka ndërruar jetë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar për shkak se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore duke mos e përshtatur shpejtësinë me kushtet dhe gjendjen e rrugës kishte humbur kontrollin mbi veturën dhe kishte goditur një shtyllë elektrike. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kishte pësuar pasagjeri që kishte qenë në veturë viktima mashkull K/Shqiptar i cili pas marrjes së ndihmës së parë në Qendrën Emergjente në Gjilan është dërguar në QKUK në Prishtinë ku edhe ka ndërruar jetë. I dyshuari ngasësi i veturës kishte pësuar lëndime i cili ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.