Vdes në aksident i riu shqiptar në Greqi

Prishtinë | 25 Gus 2017 | 08:55 | Nga

Një adoleshent shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Greqi. 17-vjeçari nga Shqipëria po udhëtonte me motor kur humbi kontrollin dhe u përplas me bordurën.

Dëmtimet që kishte pësuar rezultuan fatale për shqiptarin, i cili nuk mundi të mbijetonte.

I plagosur rëndë ka mbetur shoku i tij, një 18-vjeçar i cili ishte pasagjer në motorin e drejtuar nga shqiptari, raporton TvKlan.

Aksidenti ka ndodhur në Lefkada pasditen e djeshme. Mediat greke nuk kanë bërë të ditur identitetin e 17-vjeçarit shqiptar që humbi jetën. Policia është duke hetuar shkaqet e aksidentit me pasojë vdekjen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme