LVV-ja organizon bashkëbisedim për Astrit Deharin me studentë, profesorë dhe bashkëpunëtorë

Prishtinë | 05 Nën 2026 | 16:22 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar një bashkëbisedim me studentë, profesorë dhe bashkëpunëtorë të Astrit Deharit, ku është diskutuar për veprimtarinë dhe angazhimin e tij në çështjet shoqërore.

Përmes një postimi, LVV-ja ka bërë të ditur se në këtë takim është diskutuar për angazhimin e Deharit që nga organizata studentore SKV, aktiviteti në Lëvizjen Vetëvendosje, e deri te përgjegjësitë që kishte në Drejtorinë e Shëndetësisë në Prishtinë.

“Për të diskutuar mbi angazhimin dhe përkushtimin e Astritit ndaj çështjeve shoqërore, nga veprimtaria e tij në organizatën studentore SKV dhe Lëvizjen VETËVENDOSJE!, deri te përgjegjësitë e tij në Drejtorinë e Shëndetësisë në Prishtinë, sot u mblodhëm në një bashkëbisedim me studentë, profesorë dhe bashkëpunëtorë të Astritit”, thuhet në postimin e kësaj partie.

Sipas LVV-së, një pjesë e veçantë e diskutimit iu kushtua edhe brezave të rinj, të cilët, ndonëse nuk kanë pasur mundësi ta njohin personalisht Astrit Deharin, vazhdojnë ta njohin përmes veprës dhe idealeve të tij.

“Një pjesë e veçantë e diskutimit iu kushtua perspektivës së brezave të rinj, të cilët, ndonëse nuk patën mundësinë ta njihnin Astritin nga afër, vazhdojnë ta njohin përmes veprës dhe idealeve të tij”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Të ngjashme