Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Kamenicë, ka prezantuar kandidatin për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet e 17 tetorit të këtij viti.
AAK në këtë komunë do të garojë me kryetarin e degës dhe nënkryetarin e Komunës, Faton Jakupi.
“Me vendim dhe vota unanime të Këshillit Drejtues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Dardanë, u vendos që kryetari Faton Jakupi të jetë kandidati ynë për Kryetar të Komunës në zgjedhjet e 17 tetorit të këtij viti”, thuhet në njoftim.
Ky është njoftimi i plotë:
Të nderuar qytetarë, Me vendim dhe vota unanime të Këshillit Drejtues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Dardanë, u vendos që kryetari Faton Jakupi të jetë kandidati ynë për Kryetar të Komunës në zgjedhjet e 17 tetorit të këtij viti. Fatoni është sprovuar në qeverisjen e komunës sonë, si ish drejtor i Shërbimeve Publike,Ambientit dhe Inspektoratit dhe tani nënkryetar i komunës.Tashmë qytetarët e Dardanës e njohin Fatonin si njeriu i cili më së miri përfaqëson interesat e tyre.Fatoni gjatë kohës si nënkryetar i Dardanës ka punuar fort për përmirësimin e jetesës së qytetarëve të komunës sonë.Edhe kësaj radhe AAK, ka vendosur që në këtë garë të dalim para jush me njeriun që i njeh të gjitha problemet e komunës në çdo cep të saj.Ta mbështesim Fatonin, për Dardanën tonë!Zyra për informim e AAK-Dardanë.