Ky është kandidati më i votuar për kryeministër

Prishtinë | 28 Qer 2017 | 13:05 | Nga

Albin Kurti del të jetë lideri më i votuar në Kosovë, në zgjedhjet e 11 qershorit. Kandidati i VV-së për kryeministër, ka grumbulluar gjithsej 136 mijë e 625 vota.

I dyti politikan më i votuar në Kosovë del të jetë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, që ishte edhe bartës i listës së koalicionit fitues të zgjedhjeve, PDK-AAK-Nisma.

Veseli ka 125 mijë e 866 votues në gjithë Kosovën. Pas tij, vjen Avdullah Hoti. mandatari i koalicionit LDK-AKR, më 112 mijë e 882 vota të numëruara nga kutitë e 11 qershorit.

E kandidati për kryeministër më më së paku vota del të jetë Ramush Haradinaj. Kryetari i AAK-së, ndonëse u mandatua për kryeministër nga koalicionit PDK-AAK-Nisma ka grumbulluar 98 mijë e 458 vota. Diferenca mes Haradinajt dhe bartësit të listës së koalicionit, Kadri Veseli, shkon në mbi 27 mijë vota më shumë ky i fundit.

Mbi 34 mijë vota del t’i ketë marrë kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli.
N

dërsa, Fatmir Limaj, sipas rezultateve që sjell Gazeta Express, është lideri më pak i votuar në Kosovë. Ai ka grumbulluar vetëm 30 mijë e 289 votues në gjithë vend.

Ndryshe, KQZ-ja pritet që të mërkurën, apo më së largu të enjten, të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 11 qershorit.

Votat e liderëve:
Albin Kurti (VV) 136,625
Kadri Veseli (PDK) 125,866
Avdullah Hoti (LDK) 112 882
Ramush Haradinaj (AAK) 98,458
Behgjet Pacolli (AKR) 34,382
Fatmir Limaj (NISMA) 30,289

Të ngjashme