Ky është kirurgu i Spitalit të Vushtrrisë që u lirua nga akuza për ryshfet

Prishtinë | 11 Jan 2023 | 16:01 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka konfirmuar për Insajderin se është liruar kirurgu i Spitalit të Vushtrrisë, Arsim Latifiaj. Ai ishte arrestuar nën dyshimin për marrje ryshfeti.

Latifaj është liruar në procedurë të rregulltë.

“Për njërin person të ndaluar, me iniciale E.S., Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, dhe seanca pritet të mbahet sot në Gjykatën Themelore në Mitrovicë. I ndaluari tjetër me iniciale A.L., është liruar dhe për të njëjtin do të vendoset në procedurë të rregullt, ndërkaq personi i tretë për këtë rast me iniciale I.Z., nuk është intervistuar ende pasi që ende nuk është arrestuar”, ka thënë Preteni.

Për çka dyshohet kirurgu Arsim Latifaj?

Bazuar në raportimin e Gazetës Shneta, një paciente kishte deklaruar se i kishte dhënë 400 euro kirurgut Latifaj për t’ia kryer operacionin. Sipas saj, mjeku ia kishte kërkuar paratë për të blerë mrezhat.

Pacientja tutje tregon se për operacionin e parë fillimisht kishte shkuar në Spitalin e Mitrovicës ku i kishin thënë se duhet të heq peshë 10 kg për t’iu nënshtruar operacionit. Më pas kishte shkuar në Spitalin e Vushtrrisë ku sipas saj kirurgu i ka thënë se intervenimin mund ta kryej nesër.

Pacientja: Arsim Latifi.

Sinjalizuesi: Sa pare t’i mori?

Pacientja: 400 Euro. Po pasha Zotin!

Sinjalizuesi: A të tha blej a paret?

Pacientja: Jo jo, paratë ia dhashë. Unë s’di me ble, çka di unë çka janë mrezhat.

Sinjalizuesi: E ku i more paratë, prej pensionit a?

Pacientja: Jo valla e kam pas djalin jashtë, se sa për pension ilaçe nuk më del.

Prokuroria poashtu ka konfirmuar se kirurgut Ekrem Sefiu është kërkuar masa e paraburgimit ndërsa kirurgu Isuf Zekaj ende nuk është intervistuar.

Të ngjashme