Arkimed Lushaj apo siç njihet ndryshe me emrin e artit Stresi, prej kohësh ka shfaqur hapur bindjet e tij në mbështetje të Partisë Demokratike, por kësaj radhe, ai ka treguar edhe se cilin koalicion preferon pas zgjedhjeve të 25 qershorit.
Stresi shpreson për një qeveri të dytë PD-LSI, por që te demokratët e tjerë nuk gjen mbështetje.
“Më 25 do t’ju tregojmë komunistave si ua bëjmë autogol. S’po them për kë të votoni, unë jam gjashta, por dijeni që Edi Rama iken njëherë e mirë nga pushteti. Koalicioni që dua unë do ishte PD-LSI. Poshtë Partita Socialiste, poshtë komunistat”, ka shkruar Stresi.