Tünzale Memmedzade, një artiste nga Azerbajxhani ka arritur të përkthejë të gjithë Kuranin dhe ta shkruajë atë në një libër të fantastik mëndafshi, i cili ka një pamje mahnitëse.
Sipas një raporti, Memmedzade, e cila është një studente në universitetin Marmara në Turqi, ka përdorur 1500 milimetra bojë ari dhe argjendi, të cilat i ka punuar në një material mëndafshi prej 50 metrash, për të përfunduar projektin të plotë.
Artistja ka transkriptuar Kuranin duke u bazuar në një version zyrtar të lëshuar nga Diyanet, ministria turke e besimit dhe ka realizuar librin e mëndafshtë me përmasa 29 x 33 centimetra çdo faqe.
Ky është versioni i parë i Kuranit të transkriptuar në faqe mëndafshi. Shkronjat e arit dhe të argjendit janë me të vërtetë fantastike.