Ky është mesazhi emocionues i Obamas për John McCain

Prishtinë | 20 Kor 2017 | 15:02 | Nga

Barack Obama ia ka dërguar një mesazh përkrahës senatorit John McCain pas lajmin se ai është diagnostikuar me kancer në tru.

May Clinic Hospital njoftoi dje se tumori në trurin e tij u gjet pas ish kandidati për president, të cilin Obama e mposhti në zgjedhjet e vitit 2008, iu nënshtrua një procedure javën e kaluar për ta larguar një dromcë gjaku mbi syrin e majtë, transmeton Express.

McCain, 80-vjeçar, tani është diagnostikuar me glioblastoma – një lloj veçanërisht agresiv i tumorit të trurit, me të cilin diagnostikohen rreth 20 mijë amerikanë çdo vit.

Duke i thurur lëvdata senatorit republikan nga Arizona, i cili po ashtu është veteran i luftës së Vietnamit, ish-presidenti Obama e lartësoi atë si njërin prej luftëtarëve më të guximshëm që e ka takuar ndonjëherë.

“John McCain është hero amerikan dhe njëri prej luftëtarëve më të guximshëm që e kam njohur ndonjëherë. Kanceri nuk është duke e ditur me kë po përballet. Tregoja ferrin, John,” ka thënë Obama.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme