Obelisku i Pavarësisë “Newborn” edhe këtë vit do të ketë pamje ndryshe, e që do të përçoj një mesazh të ri në 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Edhe këtë vit shumë vullnetarë janë mbledhur për të ndihmuar në ngjyrosjen e obeliskut.
Dizenjatori i tij, Fisnik Ismaili, ka treguar se çfarë mesazhi konkretisht do të ketë secila shkronjë që këtë vit kanë si mesazh natyrën.
“N – nature/natyrë, E – energy/energji, W – water/ujë, B – bio/jetë , O – oxygen/oksigjen, R – recycle/riciklim, N – nature/natyrë”, ka shkruar Ismaili në Facebook.