Me anë të kësaj deklarate, SHBA-ja ka transmetuar mesashin më shqetësues të bërë deri më tani ndaj Qeverisë së Kosovës.
Pos qe e akuzon ate per keqpërdorim te policisë per nevoja ditore politike dhe shpërdorim te investimit amerikan ne ndërtimin e kësaj force te sigurisë, po
ashtu ate duhet kuptuar dhe ne kontekst te takimit te para pak dite ne mes kryeministrit Kurti dhe Shefit te CIA-së, William Burns.
Është e kuptueshme qe ne ate takim te jenë diskutuar pikërisht tema te tilla, e jo ato per rritjen e GDP-se se Kosovës, siç pohonte ekzekutivi. Dhe ne këtë mënyrë pushtetit ne Kosove i është kërkuar që te përmbahet nga aksione te tilla edhe nga zyrtari më i rëndësishëm i Amerikes per informata. Çfarë edhe ka gjasa që aty për aty atij t’i është premtuar se do të merren parasysh kërkesat e tij.
Mirëpo, pa kaluar as një javë kryeministri Kurti vepron te kundërten e premtimit dhe zotimit të dhënë. Prandaj, këtu duhet kuptuar arsyen që Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, ta akuzoje pushtetin se nuk po i mban premtimet, me një fjale po sillet bese prerë ne raport me Uashingtonin.