Pjesa e parë e ditës së sotme do të shoqërohet me mot kryesisht me diell, por duke filluar nga pasditja, kryesisht orët e vona të ditës do të kushtëzojnë mot të ndryshueshëm, me riga lokale shiu të shoqëruara me borë dhe me rënie të temperaturave.
Reshjet do të fillojnë më herët në rrafshin e Dukagjinit dhe intensiteti i tyre do të jetë më lartë se në rrafshin e Kosovës.
Minimalet do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8 m/s.