Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, bën me dije se gjatë së premtes, në vendin tonë do të ketë mot kryesisht të vranët me intervale të herëpashershme me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 në 12 gradë celsius, ndërsa maksimalet nga 20 deri në 22 gradë celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut e lehtë deri mesatare, kurse shtypja atmosferike do të shënoj ngritje mbi vlerat e normales.