Mjekët britanikë janë duke paralajmëruar gratë që të mos praktikojnë këshillat e tilla siç janë vendosja e majdanozit në pjesët intime, për të përshpejtuar periodat e tyre.
Sugjerimi i çuditshëm për vendosje majdanozi në vaginë, ishte bërë nga revista e grave Marie Claire së bashku me rekomandimet e tjera duke përdorur ushqim, pije dhe stërvitje, njofton Klan Kosova.
Gratë mund të duan të bëjnë periodat e tyre të vijë më shpejt si duke tentuar ta kontrollojnë ciklin e tyre përpara një festë apo ngjarje të veçantë.
Sipas artikullit, majdanoz është një emmenagogë – një substancë që rrit rrjedhjen menstruale – e cila mund të ‘zbutë qafën e mitrës dhe të nivelojë pabarazitë hormonale’.
Por mjekët u kanë bërë thirrje grave të mos vendosin kurrë perime në vaginë, pasi kjo mund të çojë në rreziqe shëndetësore – duke përfshirë potencialisht vdekjen.
Marie Clare tani ka kërkuar falje për artikullin duke e cilësuar si rekomandim të gabueshëm, njofton Klan Kosova.