Prishtina Weather ka treguar se parashikimi i motit për ditën e sotme do të jetë me vranësira.
Dita kryesisht do të karakterizohet më e ftohtë, ndërsa pasdite dhe në mbrëmje do të ketë reshje të dobëta shiu, vende-vende të shoqëruara me ndonjë bubullimë.
Temperatura minimale pritet të jetë 7 gradë Celcius, ndërsa ajo maksimalja 19 gradë Celcius.
Shtypja atmosferike do të mbetet në vlera normale 1021mb, e deri në fund të javës do të mbesë në këto vlera.