Ky është parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Prishtinë | 24 Sht 2020 | 19:10 | Nga Ekonomia Online

Ditën e premte një ciklon i fuqishëm do të zhvillohet mbi Italinë veriore, e gjatë natës në mes së premtes dhe së shtunës do të kalojë edhe mbi rajonin tonë, bën të ditur Prishtina Weather.

Shërbimi i meteorologjisë njofton se të premten gjatë natës dhe ditën e shtunë parashihen të reshura shiu, që vende-vende mund të jenë më intensive, të shoqëruara edhe me bubullima.


Me kalimin e këtij cikloni mbi vend do të shtrihen masa më të ftohta ajrore, të cilat zbresin temperaturat ndjeshëm nën vlera mesatare, duke sjell kështu një mot tipik vjeshtor, paralajmëron PW.

Sipas PW, një tjetër ciklon i dytë pritet të depërtojë ditëve të para të javës së ardhshme duke favorizuar sërish mundësi për reshje të shiut, derisa temperaturat mbeten të ulëta nën 20C.

Parashikimi për 25 dhe 26 shtator:

25.9.2020 – Në mëngjes kryesisht me diell, në vise të ulëta mundësi për mjegull. Ditën vranësirat do të shtohen, me mundësi për reshje lokale shiu. Në mbrëmje vonë reshje lokale shiu me mundësi edhe për bubullima. Temperaturat në vise të ulëta 11C deri 26C, e në vise malore 9 deri 18C. Era do të fryj mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi dhe juglindja 4-12m/s, me hove edhe deri në 15m/s. Indeksi UV: 4.

26.09.2020 – Herët në mëngjes kryesisht vranët dhe me shi. Ditën më freskët, pjesërisht vranët dhe me erë. Kohë pas kohe pasdite dhe në mbrëmje priten reshje lokale shiu edhe me bubullimë. Vende-vende reshjet mund të jenë më intensive Temperaturat në vise të ulëta do të luhaten nga 12C deri 19C, e në vise malore 8C deri 12C. Do të fryj mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 6-12m/s, e nga Dukagjini me hove edhe deri në 17m/s. Indeksi UV: 5.

Të ngjashme