Gjatë ditëve në vijim pritet të mbajë mot jostabil i karakterizuar me vranësira dhe reshje lokale shiu, transmeton Prishtina Weather.
Pas motit të nxehtë që mbretëroj ditëve të fundit, në ditët e ardhshme mbi vend do të depërtojnë fusha të paqëndrueshme nga një ciklon mesdhetar i cili gradualisht po i afrohet rajonit tonë.
Parashihet të mbajë mot jostabil, kryesisht me vranësira e priten edhe zhvillime të shtrëngatave me shi, kryesisht orëve të pasdites dhe mbrëmjes. Varësisht nga fuqia e shtrëngatave, reshjet mund të jenë më intenzive, e lokalisht mund të bie edhe breshër.
Me kalimin e ciklonit mbi rajon, temperaturat do të pësojnë rënie që ditën e enjte do të zbresin edhe nën vlera mesatare. Ditën e enjte paradite pritet të vazhdojnë reshje të dobëta shiu, ndërsa ditën e premte me kthjellime.
Depërtimi i ciklonit mbi rajon me mot më dinamik dhe erëra do të përmirësoj cilësinë e ajrit, pasi që do të largoj pluhurin saharian. Nga dita e mërkurë vlerat do të zbresin edhe në të mira.
19.05.2020 – Mbetet mot shumë i ngrohtë, kryesisht me vranësira. Paradite mundësi për riga lokale shiu. Pasdite dhe në mbrëmje priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi. Vende-vende reshjet mund të jenë më intenzive, me mundësi edhe për breshër. Temperaturat në vise të ulëta 16C deri 29C, e në vise malore 14C deri 23C. Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga lindja dhe verilindja 2-9m/s. Indeksi UV: 6.
20.05.2020 – Kryesisht vranët. Paradite reshje lokale shiu me bubullimë. Pasdite dhe në mbrëmje priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi. Vende-vende reshjet mund të jenë më intenzive, me mundësi edhe për breshër. Temperaturat në vise të ulëta 15C deri 26C, e vise malore 13C deri 19C. Erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi, e në mbrëmje nga verilindja 2-8m/s. Indeksi UV: 4.