Masa ciklonike që ka depërtuar mbi Mesdhe, ditëve të ardhshme pritet të kalojë edhe nga rajoni ynë, duke sjell mot të ftohtë, kryesisht me vranësira dhe me të reshura shiu.
Ndërsa nga mesi i javës, masa më të ftohta ajrore polare nga Rusia do të depërtojnë mbi rajon duke zbritur temperaturat dukshëm nën vlera mesatare, që njëherësh është edhe depërtimi i parë për këtë periudhë i masave polare kontinentale.
Sipas “Prishtina Weather”,gjatë ditës së sotme do të mbajë mot i ngrohtë, me vranësira dhe intervale me diell, më vonë gjatë mbrëmjes priten edhe reshje lokale shiu.
Edhe të hënën do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, kohëpaskohshme me shi, që vende-vende mund të shoqërohen edhe me bubullimë.
Të martën do të mbajë mot i ftohtë kryesisht i vranët me rrebeshe shiu, derisa të mërkurën priten edhe intervale me diell.
Të mërkurën pasdite vranësirat do të shtohen, e në mbrëmje priten reshje shiu që do të vazhdojnë edhe paraditen e ditës së enjte, ku më pas gjatë ditës reshjet pushojnë, por që do të mbajë mot më i ftohtë.
Të premten do të ketë intervale më të gjata me diell.
Temperaturat do të pësojnë rënie të theksuar, ku minimalet do të zbresin nga 13C, të hënën, deri në 4C, të premten, ndërsa ato maksimale nga 22C do të zbresin në 15C deri 17C.
Të hënën era do të fryjë nga jugperëndimi 4-7m/s, ndërsa nga dita e martë nga veriu 2-6m/s.
Shtypja atmosferike do të zbres nën vlera normale, e më pas gradualisht do të rritet.