Barcelona do të tentojë të nënshkruajë me Mesut Ozil, nëse dështon transferimi i Philippe Coutinhos.
Neymari është shumë afër te PSG dhe katalanasit tashmë janë hedhur në sulm për të gjetur zëvendësuesin e ish kapitenit të Brazilit, raporton “Don Balon”.
Por, Barcelona ka edhe plan rezervë, katalanasit besojnë se mund të marrin mesfushorin e Arsenalit, Mezut Ozil, për 60 milionë, nëse dështon blerja e Coutinhos.
Ky do të ishte lajm shokues për Real Madridin, pasi Ozil ka luajtur për madrilenët.