Ky është plani B i Barcelonës nëse dështon Coutinho

Prishtinë | 31 Kor 2017 | 12:48 | Nga

Barcelona do të tentojë të nënshkruajë me Mesut Ozil, nëse dështon transferimi i Philippe Coutinhos.

Neymari është shumë afër te PSG dhe katalanasit tashmë janë hedhur në sulm për të gjetur zëvendësuesin e ish kapitenit të Brazilit, raporton “Don Balon”.

Por, Barcelona ka edhe plan rezervë, katalanasit besojnë se mund të marrin mesfushorin e Arsenalit, Mezut Ozil, për 60 milionë, nëse dështon blerja e Coutinhos.

Ky do të ishte lajm shokues për Real Madridin, pasi Ozil ka luajtur për madrilenët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme