Trajneri i ri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka thënë se plani i tij është që ta thellojë stilin e Barcelonës dhe ta risjellë sërish.
“E di që të gjithë trajnerët e tjerë të Barcelonës kanë punuar me një stil të përbashkët. Mbështetësit e dinë këtë kur shkojnë ta shohin skuadrën e tyre, andaj do të më duhet të adaptohem”, tha ai.
“Plani im është që ta thelloj stilin dhe ta ndryshoj për të mirë dhe ta vazhdoj avancimin. Do ta kem një skuadër të mirë, me lojtar kryesor Lionel Messin e deri tek të tjerët”, shtoi ai.