Gigi Hadid na ka prezantuar modelin shumë origjinal të xhinseve fund-pantallona.
Gigi, në Milano, në Javën e Modës ka marrë pjesë në shtëpinë e modës “Versace”, ndërkaq jashtë pistës ka bërë atë që di më së miri, u ka treguar vajzave se çfarë duhet të veshin këtë sezon.
Ajo ka sfiluar me modelin shumë origjinal të xhinseve fund-pantallona.
Me to ka veshur edhe bluzë të thjeshtë dhe papuçe të cilat janë ndër trendet më të preferuar të të famshmeve.
Me këto pantallona do të dukeni me siguri ndryshe nga shumica e femrave, ndërkaq me to patjetër vishni këmishë të thjeshtë, bluzë të thjeshtë dhe këpucë të sheshta.