Ky është veterani i UÇK-së që bëri vetëvrasje mbrëmë

Prishtinë | 10 Qer 2017 | 11:30 | Nga

Veterani dhe invalidi i ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Njazi Bytyqi, nga Ferizaj, i ka dhënë fund jetës duke bërë vetëvrasje mbrëmë. Gjatë ditës së premte ai kishte vizituar të afërmit e tij para se të kryente aktin e vetëvrasjes në mbrëmje.

Mësohet se i ndjeri ishte përballur me vështirësi shëndetësore që nga paslufta, ai ishte operuar 5 herë në boshtin kurrizor, ndërkohë vazhdimisht ka qenë i varur nga disa lloje të medikamenteve si “Trodon dhe Diazepan”.

Miqtë e tij tashmë kanë publikuar fotografi të të ndierit në rrjetet sociale, duke shprehur dhimbje për humbjen e tij, përcjellë Magazina.al

Më poshtë ju sjellim fotografi të ish-vetaranit Njazi Bytyqit, i cili në njërën prej tyre shihet duke përqafuar fëmijët në ditën e çlirimit në qershor të 1999.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme