Dani Alves është i bindur se në Barcelonë po e ndjejnë mungesën e tij
Vetëm një ditë para ndeshjes Juventus-Barcelona, Dani Alves ka bërë sërish një deklaratë kundër ish skuadrës së tij.
Braziliani insiston se Barcelona po e ndjen mungesën e tij, pasi ai në çdo ndeshje ishte unik.
“Barcelona? Jam i sigurt se po e ndjejnë mungesën time. Besoj se ata më kanë vlerësuar si profesionist, si futbollist dhe si dikush që bënte gjëra unike në çdo ndeshje, me vallëzim, muzikë e gjithçka tjetër”, tha Alves për faqen zyrtare të FIFA-s.