Mëlçia në organizmin tonë luan rolin e formuesit të gjakut. Merr pjesë në përtëritjen e gjakut.
Po ashtu ndihmon në forcimin dhe stimulimin e tretjes në organizëm. Po ashtu e pastron gjakun dhe eliminon të gjitha papastërtitë dhe helmet prej saj.
Mund të thuhet lirisht se mëlçia e pastër sjell shëndet, vitalitet, energji, dukje të bukur dhe disponim të mirë.
Mënyra më e mirë për parandalimin e dëmtimit të shëndetit të saj është pastrimi i përditshëm – për çdo ditë, në lukth të thatë, pini një lugë vaj ulliri të përzier me një lugë lëng limoni. Pas kësaj, mund të kënaqeni me kafjallin.
Këtë “koktej” mund ta përgatisni gjatë gjithë jetës, sepse të dy ushqimet janë ushqime jetësore. Pas vetëm një muaj do ta ndieni ndryshimin.
Dukja juaj do të përmirësohet, do të zhduken qeskat e errëta nën sy, teni do të jetë më i freskët, ndërsa dukja do të përtërihet.
Zorrët do të punojnë si “sahat”, do të harroni problemet me kapsllëk dhe ato probleme me tretjen. Do të ndiheni të shëndetshëm dhe plot me energji.
Vaji i ullirit si asnjë ushqim tjetër hap kanalet e mëlçisë dhe fshikëzës së tëmthit. Të njëjtin efekt në tretje kanë limoni dhe boronica e kuqe. Ilaçin ta ruani në temperaturë të dhomës.
Bën edhe në frigorifer, por në temperatura jo tepër të ulëta. Limoni është burim për vitamina C, i pastron mirë enët e gjakut prej shtresave të kolesterolit dhe ndikon në pastrimin e mëlçisë.