“Ky mund të jetë shansi im i fundit”, Neymar synon të luajë në Kupën e Botës 2026

Prishtinë | 08 Jan 2025 | 18:02 | Nga Ekonomia Online

Neymar Junior ka shprehur dëshirën e tij të fortë për të luajtur në Kupën e Botës 2026, duke pranuar se kjo mund të jetë mundësia e tij e fundit për të marrë pjesë në turneun prestigjioz.

Sulmuesi brazilian synon të luajë edhe një Kampionat Botëror me kombëtaren e tij, duke qenë pjesë e ngjarjes së vitit 2026, e cila pritet të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksisë dhe Kanada.

“Unë vërtet besoj në ekip, në lojtarët e rinj që vijnë. Sot nuk jemi në pozicionin që do të donim të ishim, por së bashku mund të arrijmë diçka të madhe. Kemi një vit, një vit e gjysmë për të punuar. Do të bëj gjithçka siç duhet dhe të arrijmë në Kupën e Botës”, ka thënë fillimisht Neymar.

Kur u pyet nëse ai mendon se ka mundësi të kthehet në kombëtare për vitin 2026, Neymar u përgjigj pozitivisht.

“Do të përpiqem. Dua të jem atje. Do të bëj gjithçka që mundem për të qenë pjesë e ekipit. E di që ky mund të jetë Botërori im i fundit, shansi im i fundit dhe do të bëj gjithçka për të luajtur në të”, përfundoi 32-vjeçari.

Të ngjashme