Cristiano Ronaldo mbrëmë u ndëshkua me karton të kuq pas një episodi me mbrojtësin e Valencias, Murillo, në fitoren e Juventusit 0-2 në Mestalla.
Ronaldo pati disa shtyerje me lojtarin i cili u shtri në tokë, e aty Ronaldo tentoi që t’ia kapë flokët për ta çuar në këmbë.
Tashmë, sipas rregullores së UEFA-s, Ronaldo do të ndëshkohet automatikisht me një ndeshje moslojë pa të drejtë apelimi.
Mirëpo, në rast se komisioni disciplinor i UEFA-s cilëson se sjelljet e Ronaldos ishin jo-sportive, ai mund të dënohet deri në 3 ndeshje mos-lojë.
Në atë rast, Juventusi do të ketë të drejtën e apelimit.