Një qytet i vogël është në Minnesota, ka zgjedhur një qen për kryetar të vendit
Qeni i llojit Pyrenees, racë franceze, është zgjedhur kryetar i kësaj komune. Ai është nëntë vjeç, shkruan Mirror.
Banorët thonë se këtë vendim e morën për shkak se ky qenush i bardhë, shpesh herë u ka ndihmuar banorëve, andaj edhe vendosën ta zgjedhin për kryetar të vendit.
“Qeni nuk pati asnjë kundër-kandidat. Të gjithë e duan atë në vend, askush nuk doli kundër tij”, ka thënë një banore Karen Nelson.