Ky vend ka një ndër industritë më të mëdha në botë të sigurimeve private. Aty ka më shumë se 9 mijë kompani të regjistruara dhe 450 roje aktive, që është numër shumë më i madh se numri i policëve.
Telat me gjemba, barrierat elektrike dhe butonet e panikut janë pjesë e jetës së përditshme në këtë Afrikën e Jugut që numëron më shumë se 20 mijë vrasje në vit. Kjo është shkalla e pestë më e madhe në botë.
Zyrtarët kanë krahasuar Afrikën e Jugut me një zonë luftë. Ushtria është caktuar që të ndërhyjë në qytetin e Johanesburgut pas vrasjeve të shumta mes bandave kriminale.
Në këtë vend shumë persona kontraktojnë kompanitë e sigurimeve që të ruajnë pronat e tyre private, pasi që lufta ndaj krimit nga ana e shtetit po del të jetë shumë e vështirë. /Express/