Afrika e Jugut raporton dy vdekjet e para nga Coronavirusi

Prishtinë | 27 Mar 2020 | 11:13 | Nga Ekonomia Online

Afrika e Jugut ka konfirmuar dy vdekjet e para nga Coronavirusi.

Ministri i Shëndetësisë së këtij vendi, Zwelini Mkhize tha që të dyja rastet ndodhën në Kepin Perëndimor – një në një spital privat, tjetri në spital publik.

Mkhize tha që shifrat e azhurnuara në rastet e Coronavirusit do të publikoheshin shpejt, por që ato ishin rritur në më shumë se 1.000 që dje.

Forcat e sigurisë kanë filluar të zbatojnë një bllokim tre-javor mbarëkombëtar në një përpjekje për të frenuar përhapjen e sëmundjes, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Kushdo që shkel kufizimet e reja përballet me gjashtë muaj burgim ose me një gjobë të rëndë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme