Ky shtet porosit katër herë më shumë vaksina se sa numri i popullësisë
Danimarka ka porositur vaksina kundër Covid-19 në sasi të mjaftueshme për 24,8 milionë njerëz, pavarësisht popullsisë së saj prej 5,8 milionë banorësh.
Sipas shifrave në faqen e internetit të Agjencisë së Barnave të Danimarkës, vendi ka porositur 41,6 milionë doza vaksine kundër Covid-19.
Sipas Anadolu Agency, Danimarka, e cila siguron vaksinat përmes Komisionit të Bashkimit Evropian (BE), do të marrë vaksina nga firmat AstraZeneca, Sanofi-GSK, Johnson&Johnson, BioNTech/Pfizer, CureVac dhe Moderna.
Siç raportohet, Danimarka nëpërmjet marrëveshjes posedon edhe mundësinë për të siguruar doza vaksine shtesë për tre milionë njerëz.