Javier Zanetti e pranon që Leo Messi ka presion të jashtëzakonshëm për të fituar Botërorin.
Ai deklaroi që do të jetë e vështirë për argjentinasit, përcjellë “Lajmi.net”.
“Ka shumë presion mbi të, por jo vetëm në këtë Botëror, edhe në të kaluarën”, deklaroi Zanetti.
“Gjithkush pret që të jetë Kampionati Botëror i tij dhe se Argjentina mund të fitojë, por do të jetë e vështirë, sepse unë shoh ekipe të tjera më të kompletuara. Humbjet në dy finalet e “Copa America” dhe një tjetre në Kupën e Botës ia shtojnë më tej presionet atij dhe ekipit nga mediat”.
“Kupa e Botës ndalon të gjithë vendin në Argjentinë, ka entuziazëm dhe pasion të madh për këtë ekip kombëtar dhe shpresojmë që të shkojmë deri në fund të garës”, shtoi ai.