Tryezë për cilësinë e arsimit, kërkohet lidhja me tregun e punës

Prishtinë | 16 Nën 2016 | 12:45 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Këshilli Rinor Kosovar (KYC) ka organizuar tryezën “Make Me Part of It”, me ç’rast u publikua raporti “Qëndrimet e Këshillit të Nxënësve të Kosovës rreth cilësisë së arsimit në Kosovë”.

Raporti është hartuar me ndihmën e Klubit për Arsim më të Mirë, Këshillit të Nxënësve të Kosovës, si dhe Këshilli Rinor Kosovar.

Kjo tryezë u realizua në kuadër të Javës Globale të Ndërmarrësisë, dhe ka për qëllim ndërlidhjen e edukimit me aftësimin e nxënësve për tregun e punës si një ndër nevojat qenësore për situatën e tanishme në vend.

Roland Sylejmani prezantoi temat kyç të raportit: Përmbajtja dhe procesi mësimor, Mjedisi mësimor, si dhe Buxheti për arsimin parauniversitar.

Ministri Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, u shpreh se tryezat e këtilla tregojnë rëndësinë e ndërlidhjes të arsimit me tregun e punës.

“Ne si Qeveri jemi të vetëdijshëm për këtë sfidë për këto projekte dhe kemi filluar dy projekte ambicioze. Një projekt veç ka fillu dhe është duke u zbatuar dhe është projekt i pari në Kosovë sa i përket ndërmarrësisë dhe jemi në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, në bashkëpunim me Komunat e Kosovës, duke u përkrahur nga BE-ja, që ka të bëjë me orientimin në karrierë dhe me përshtatjen e kurrikulave të mësimit karshi tregut të punës”, u shpreh Abrashi.

Kryetari i Komisionit për arsim, kulturë, rini dhe sport në Kuvendin e Kosovës, Nait Hasani, u shpreh se në Kosovë ka një numër të madh të papunësisë, porse ka edhe vende të lira të punës.

“Ne që kemi bërë përcjelljen përmes ligjeve kemi parë që shumë ndërmarrje kërkojnë punë, por qe nuk gjejnë për shkak se shumë nxënës nuk duan të punojnë punë, në fusha si bujqësia, mjedisi etj., duke e konsideruar veten të denigruar”, tha Hasani.

Të dhënat e raportit kanë për bazë të gjeturat nga terreni, në bashkëbisedim me nxënësit, mësimdhënësit, përfaqësuesit të institucioneve shkollore, Drejtoritë komunale të Arsimit DKA, dhe përfaqësues të Komisionit parlamentar për arsim, shkencë, kulturë, rini dhe sport.

thumb_imgl1549_1024

thumb_imgl1535_1024

thumb_imgl1518_1024

thumb_imgl1504_1024

Të ngjashme