Drama mes supermodeles Kylie Jenner dhe reperit Travis Scott po vazhdon akoma.
Kylie Jenner dhe Travis Scott janë ‘duke i shikuar akoma gjërat’ pasi vendosën të bëjnë ‘një pushim’ sa i përket lidhjes së tyre dyvjeçare. “Ata ende po i shikojnë gjërat, por janë duke qëndruar së bashku”, ka thënë një burim për revistën People.
Të hënën, reperi ka ndarë një video të vajzës Stormi, 20 muajshe, duke vallëzuar me një nga këngët e tij, teksa Kylie, 22-vjeçe, ishte së bashku me ta, e cila u shfaq në prapaskenë të asaj videoje duke thënë, “A është babai ai, Stormi?”.
Kylie e bëri të qartë se ajo dhe Scott, 28-vjeç, janë në pushim, ata janë ‘mjaft mirë’ të fokusuar në Stormin. “Travis dhe unë jemi shumë mirë të fokusuar momentalisht te Stormi”, ka thënë ajo ditë pas ndarjes nga i dashuri i saj. “Miqësia jonë dhe vajza momentalisht është prioritet”.
Të dy Kylie dhe Travis kanë mohuar të gjitha spekulimet, se ajo ka shkuar në dy të natës te ish-i dashuri i saj, dhe se Travis e ‘tradhtoi atë’.
Edhe pse e ardhmja e tyre akoma nuk dihet, një burim për People tha se “ka një shpresë që ata dy mund të rikthehen së bashku”. “Ata të dy janë të rinj, por të zgjuar kur është fjala për lidhjen e tyre”, shton më tej burimi.
Vetëm një ditë më vonë, një burim për People tha se Kylie “nuk ka mbaruar akoma me Travis-in dhe nuk po takohet me askënd tjetër”.
Në mesin e këtyre çështjeve, Kylie është ” e përkushtuar ndaj familjes së saj dhe me të vërtetë dëshiron fëmijë të dytë”, ndërkohë që Scott është i fokusuar në karrierën e tij muzikore.
“Travis nuk është akoma gati t’i dhurojë asaj se çfarë dëshiron ajo”, vazhdon i brendshmi.
Edhe pas ndarjes së tyre, Kylie akoma ka në mendje fëmijët duke thënë në një postim në InstaStory se “Mezi po pret për më shumë fëmijë”, së shpejti një motër apo vëlla për Stormin. /T