Kylie: Mos ta kisha motër, s’do të shoqërohesha me Kendallin

Prishtinë | 29 Gus 2017 | 18:03 | Nga

Nëse mes tyre nuk do të kishte lidhje gjaku, vështirë se Kylie Jenner do të shoqërohej me motrën e saj më të madhe, Kendall.

Këtë rrëfim e ka bërë vetë modelja 20-vjeçare, transmeton Top Channel.

Kylie ka thënë se nëse nuk do ta kishte motër, vështirë se do ta kishte mikeshë, apo të shoqërohej me një tip si Kendall.

Megjithatë, ajo pranon se mes tyre ka një marrëdhënie speciale dhe thotë se ndihmojnë njëra-tjetrën, jo vetëm me këshilla për veshjet, por edhe duke i shkëmbyer ato.

Ajo thotë se janë aq të afërta, saqë shkëmbejnë madje edhe të brendshmet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme