“La Casa de Papel” në versionin e Përfaqësueses së Kosovës, lojtarët tregojnë personazhet e preferua

Prishtinë | 18 Maj 2020 | 16:07 | Nga Ekonomia Online

Seriali ‘Money Heist’ apo më shumë i njohur si ‘La Casa de Papel’ është një nga serialet më të shikuar të të gjitha kohërave në Netflix.

Dhe normalisht nga mania e këtij seriali u prek edhe bota e sportit. Shumë koreografi u inspiruan nga ky serial spanjoll, ia vlen të përmendet ajo e Rennais, Olympiacos.


Jo vetëm tifozët e ndoqën këtë serial me shumë emocione, por edhe lojtarët më të mëdhenj nga bota e futbollit, disa nuk hezituan të postojnë fotografi me maskat e famshme.

Jo vetëm lojtarët, edhe tifozët në stadiume dhe rrugë ishin të veshur si personazhet e këtij seriali, disa ekipe prezantuan edhe formacionet startuese duke u inspiruar nga ky serial.

Me këtë rast edhe Telegrafi vendosi të pyes disa nga lojtarët e Përfaqësueses së Kosovë, por edhe të përgatisë disa fotomontazhe të lojtarëve si personazhe të ‘Casa de Papel’.

“Po, e kam shikuar. Nga katër sezonet më së shumti më ka pëlqyer i pari, por në përgjithësi them se i vlerësoj me notën dhjetë. Personazhi i preferuar nga ky serial është ‘Tokio’”, ka thënë Edon Zhegrova.

“Më ka pëlqyer më të vërtetë shumë. Deri më tani i kam shikuar tre sezonet e para, ndërsa nota me të cilët i vlerësoj është tetë. Rio është personazhi që më pëlqen më së shumti, kjo pasi lufton për dashurinë”, ka thënë Elbasan Rashani.

“E kam ndjekur dhe më ka pëlqyer. Nga një deri në dhjetë e vlerësoj me notën nëntë, ndërsa personazhi i preferuar i imi është ‘Profesori’”, ka thënë Florent Hadergjonaj.

“Gjatë kohës sa ishim të mbyllur e kam shikuar dhe ma ka pëlqyer. Ashtu si shumicës edhe për mua një nga më të pëlqyerit ishte ‘Profesori’. Sezoni i pari për mua është i preferuari, por edhe të tjerët ishin mjaft interesantë. Për mua i gjithë seriali meriton një vlerësim me notën nëntë”, ka thënë Hekuran Kryeziu.

“I kam shikuar të gjithë sezonet, të fundit e kam përfunduar për pak orë brenda ditës. Personazhi më i miri për mua është ‘Profesori’, ndërsa si serial ka vlerësim maksimal nga unë dhe ua preferojë të gjithë ta shikojë teksa po qëndrojnë në shtëpi në këtë kohë pandemie”, ka thënë Herolind Shala.

Të ngjashme