Është arrestuar një grua pasi që e njëjta ka lënë foshnjën e saj në ballkon dhe pa lajmëruar askënd është larguar nga shtëpia.
E dyshuara është arrestuar dhe pas intervisimit së bashku me foshnjën ka shkuar në shtëpinë e prindërve të saj.
Policia e ka cilësuar rastin si “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.
Rasti ka ndodhur në Pejë.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se bashkëshortja e tij kishte lënë foshnjën në ballkon dhe pa lajmëruar askënd ishte larguar. E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit së bashku me foshnjën është liruar dhe ka shkuar ne shtëpinë prindërve deri sa të dalin para gjykatës”, thuhet në raport.