Bundesliga përfituan 6.7 milionë euro me Anthony Modeste i shitur nga Koln te Tianjin Quanjian gjatë verës dhe Felix Bastian për 1 milion euro nga Bochum te Tianjin Teda.
Nga Liga Premier ka kaluar Jose Fonte te Dalian Yifang për 5.5 milionë euro.
La Liga është kthyer në një brend botëror, ku lojtarët e këtij kampionati kërkon nga e gjithë bota.
Vetëm në afatin e fundit kalimtar klubet nga kampionati spanjoll morën 110.6 milionë euro nga shitja e lojtarëve në kampionatin kinez.
Kjo shumë është 20 herë më e madhe se sa Bundesliga dhe Liga Premier.
Dalian Yifang harxhoi 48 milionë euro për Yannick Carrascon dhe Nico Gaitanin nga Atletico Madridi.
Po ashtu Atletico mori edhe 4.5 milionë euro nga Beijing Renhe për shitjen e Augusto Fernandezit.
Beijing Guoan bleu Jonathan Vieran nga Las Palmas për 11 milionë euro dhe Cedric Bakambu nga Villarreali, për 40 milionë euro.