Teksa ndodhemi në prag të startit të La Ligas, janë prezentuar 95 amendamente ndaj rregullave të ndeshjes në një shkallë ndërkombëtare. Legjislacioni i ri ynë në fuqi në Spanjë të Dielën kur Barcelona dhe Sevilla do të hapin kampanjën vendore teksa do të zhvillojnë ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës dhe edhe pse disa nga ndryshimet janë të vogla, ka edhe disa ndryshime tjera që pa dyshim do të kenë impaktin e tyre në ndeshjet e zhvilluara në Spanjë.
Starti i ndeshjes
Ndoshta një ndryshim më estetik mbi të gjithash teksa kemi parë edhe në kampionatin Europian në Francë që topi nuk do të niset më përpara në mënyrë që loja të filloje apo të ri-startoje. Rregullat e reja potencojnë që topi është në lojë sapo ai të goditet dhe të lëvizë qartësisht me vetëm një lojtarë në mesin e fushës për të bërë aktin e startit.
Vëmendja mjeksore nuk do e sforcoje lojtarin të largohet nga fusha
Njëra nga kritikat më të mëdha të Jose Mourinhos është fakti që lojtari duhet të largohet nga fusha pasi ka marrë trajtimin e duhur për një dëmtim të marrë, për të pritur më pas sinjalin e vonuar të gjyqtarit në mënyrë që të kthehet përsëri në fushë. Kjo nuk është më pjesë e lojës me një lojtarë që dëmtohet nga një rrëshqitje e thjeshtë.
Fyerjet jashtë fushe
Nëse një lojtarë largohet nga fusha dhe fyen një tjetër lojtarë, atëherë lojta do të ri-startoje tek vendi më i afërt i mundshëm në fushë ku incidenti ka ndodhur.
Ndërhyrjet e bëra nga persona të paautorizuar në fushë
Nëse ndeshja ka ndaluar dhe bëhet një ndërhyrje nga një pjesë e stafit teknik, një zëvendësues apo një lojtarë i cili paraprakisht është larguar nga fusha atëherë ndeshja do të ri-startoje qoftë me një goditje të lirë apo me një penallti varësisht nga lokacioni i ndërhyrjes. Sidoqoftë, nëse një tifoz është pjesë e kësaj ndërhyrjeje, atëherë ndeshja do të ri-startoje me një top të diskutuar.
Sfidat e pakujdesshme dhe të pamatura si dhe përdorimi i forcës
Sfidat e pamatura tani klasifikohen si rrëzime në të cilin lojtari tregon një mungesë vlerësimi për kundërshtarin e tij, rrëzimet e pamatura nënkuptojnë që lojtari duhet të performoje një ndërhyrje pavarësisht potencialit të rrezikut për dëmtimin teksa forca e tepruar nënkupton që individi e ka tejkaluar shkallën e lejuar të forcës dhe duhet të largohet me të kuqe.
Parandalimi i golit me një prekje të topit me dorë
Prekja e topit me dorë apo tentimi për të prekur topin me dorë dhe për të ndalur një situatë goli tani do të ndëshkohet me karton të verdhë pa marrë parasyshë nëse shkelësi e ka bërë apo jo me qëllim.
Rregulla e pozitës jashtë loje
Tani do të marrë në konsideratë çdo pjesë të kokës, trupit apo këmbës së lojtarit.
Rregulla e avantazhit
Gjyqtari tani do të ketë mundësinë të japë sinjalin e avantazhit të lojës me vetëm një dorë teksa vrapon në mënyrë që t’a ketë sa më të lehtë ndjekjen e aksionit.
Autoriteti i gjyqtarit është shtuar
Nga sezoni 2016/17, gjyqtari ka autoritetin për të marrë veprime disiplinore nga momenti që ai futet në fushë për nxemjen dhe inspektimin e fushës e deri teksa largohet nga fusha në fund të ndeshjes.
Aktet e dhunës duhet të inicojnë një avantazh
Nëse një lojtarë angazhohet në një ndërhyrje serioze apo në ndonjë akt dhune, tani do të ketë përballë avantazhin e sinjalizimit të gjyqtarit përderisa shkelësi nuk parandalon një rast të pastër goli. Gjyqtari atëherë do të përjashtoje lojtarin nga fusha por jo derisa topi ka dalë jashtë loje dhe ndeshja ka ndaluar.
Koha shtesë
Gjyqtari tani mund të konsideroje kohën e humbur gjatë ndeshjes kur të vendosë se sa kohë shtesë duhet të japë në fund të çdo pjese.