Moderatori i njohur, Labinot Gashi, javë më parë njoftoi largimin prej RTV 21, ku punonte që prej fillimit të karrierës.
U raportua se shkak ishte pakënaqësia e tij me pagën e ultë.
Por, burimet e Telegrafit thonë se Labi do të vazhdojë karrierën në televizionin publik të RTK-së.
Nuk dihet nëse emisioni do të mbajë të njëjtin emër si i mëparshmi “1 kafe me Labin”.
Ndryshe, “1 kafe prej shpisë” është emri me të cilin është ‘konvertuar’ emisioni i vjetër i Labit, teksa prezantues janë Blerona Zeqiri dhe Visar Kalludra, ish-asistentët e Labit.