Labinot Tahiri, përveç se është i angazhuar si këngëtar, ai njihet edhe për projekte të shumta humanitare, duke organizuar shqiptarët që të dhurojnë para për shërimin e personave të sëmurë jashtë vendit.
Labi, i cili njihet edhe si humanist dhe njeri pozitiv, sot në Instagram ka publikuar një foto të shoqëruar me një thënie se është mirë që brendësia e shpirtit të duket dhe jashtë .
“Brendësia në shpirt, po u duk edhe jashtë është gjë e mirë! Ajo të krijon që të kesh njerëzit afër vetës edhe nga ata të cilët paragjykojnë njerëzit e në shumë raste veten tënde”, ka shkruar Labi në Instagram.
Ndërkohë, Liridona Gajtani prej Hajvalisë, e cila kishte nevojë për shërim jashtë vendit, u rikthye sonte (e martë) në Prishtinë.