Labi kërkon ndihmën e të gjithëve për Liridona Gajtanin

Prishtinë | 19 Sht 2016 | 08:57 | Nga

Këngëtari Labinot Tahiri është i njohur tashmë për kampanjat e tij humanitare që ndërmerr vazhdimisht dhe kjo ka bërë që jeta e shumë njerëzve falë tij të ndryshojë.

Në të gjitha iniciativat që Labi ka ndërmarrë ai nuk ka qenë vetëm, kjo pasi atij i janë bashkuar edhe shumë njerëz dashamirë, të cilët nuk kanë hezituar të dhurojnë donacione për aktivitete të ndryshme humanitare.

Labi bën thirrje edhe njëherë për të mbledhur forcat të gjithë së bashku, dhe për t’i dalë në ndihmë vajzës nga Prishtina Liridona Gajtani e cila vuan nga leukemia akute dhe ka nevojë për trajtim jashtë vendit.

Kjo është thirrja e tij që ka bërë përmes një statusi në Facebook:

LIRIDONA GAJTANI është me sëmundje të rëndë! Tregoni se çfarë të bëjmë?

Ju lutem ta lexoni këtë shkrim dhe me tregoni se çfarë të veprojmë!

Se pari u drejtohem banorëve të Prishtinës te dashur qytetarë!

Ky sms më është shkruar nga familja e Liridonës!

I nderuar z.Labinot Tahiri n emer te aktivisteve vullnetar po ashtu dhe ne emer te familjes se rastit te LIRIDONA GAJTANIT nga Prishtina e cila esht e diagnostifikuar me leukemia akute te jemi drejtuar me ket lutje qe nga ana juaj tna mundesohet grumbullimi i mjeteve per rastin e Liridoni Gajtanit.i nderuar vlla besoni nga data 8 shtator jemi mobilizuar si shoqri vullnetare nga mengjesi deri ne mbremje se bashku me disa familjar te Liridones duke bredhur cepum cep te qytetit por me ter sinqeritetin ton besoni qe gjasat i kemi shum te vogla per grumbullimin e mjeteve per sherimin e Liridones. I dashur vlla t lutemi shum qe ta kemi mbeshtetjen tuaj qe ndoshta edhe Liridones ti kthehet buzqeshja si Besimit te vogel e shum e shum tjerve qe nga vullneti yt human dhe nga dlirsia jote shpirtrore sot jetojn te lumtur .t lutemi qe edhe Liridones ti kthehet lumturia ,kuptohen gjdo her duke shpresuar ne zotin ,zemergjersin tuaj,vullnetin e shqiptarve qe dasht zoti qdo her qofshim te bashkuar.mbetemi me shpres i dashur vlla z.Labinot Tahiri. Sinqerisht:aktivistet vullnetar dhe familja Gajtani.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme