Largimi i Labinot Gashit nga RTV21 ishte tejet befasues, ndërsa u përhapën spekulime nga më të ndryshmet për këtë vendim të prezantuesit të njohur. Ai tash ka sqaruar arsyen kryesore për vendimin që mori.
Gashi ka thënë më tej se edhe po të merrte një ofertë të re nga televizioni ku u bë i njohur si moderator, nuk do ta pranonte.
Teksa intervistuesja ka vazhduar në sqarimin e kësaj çështjeje duke e pyetur: “Domethënë nuk do të ishit kthyer?”, ndërsa përgjigja e qartë ishte: “Jo”.
“Për momentin jo, më vonë nuk i dihet jetës kurrë”, ka theksuar më tej Labinot Gashi.
Në ndërkohë, Labi është duke u përgatitur për modifikimin e emisionit “1 kafe me Labin” (që do të transmetohet në një kanal tjetër), i cili thotë se tash i ka dy studio – një në Kosovë dhe një në diasporë.
Për më shumë, më poshtë është intervista e plotë e Labit.