Laburistët britanikë: Askush nuk duhet të jetë miliarder

Prishtinë | 19 Nën 2019 | 16:07 | Nga Ekonomia Online

Partia Laburiste e Britanisë së Madhe, e cila tash për tash ndodhet në opozitë, e ka nisur fushatën për zgjedhjet e dhjetorit me premtimin se do të bëjë ndryshime radikale në ndarjen e pasurisë, duke kërcënuar se do t’ua kufizojë fuqinë personave shumë të pasur.

John McDonnell, zëdhënës i Partisë Laburiste për financa, tha se ai dëshiron t’i rishkruajë rregullat e ekonomisë britanike, duke i vlerësuar zgjedhjet si një mundësi për rrëzimin e një sistemi ku fitohet përmes shfrytëzimit të tepërt të punëtorëve dhe ku miliarderët mund ta blejnë qasjen në pushtet.

“Askush nuk ka nevojë as nuk e meriton atë shumë të parave, kjo është fyerje. Është fyerje që këta miliarderë po e blejnë qasjen dhe lirimin nga taksat te Partia Konservatore e Boris Johnson-it”, tha ai.

McDonnell premtoi se partia e tij do ta vendosë një dallim 20 me 1 në pagën më të lartë dhe më të ulët për punëtorët e kompanive që kanë të bëjnë me kontrata publike dhe për kompanitë që janë në pronësi publike, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Ai gjithashtu tha se laburistët do t’i ndryshojnë rregulloret në atë mënyrë që drejtorët e kompanive të detyrohen për t’i promovuar interesat afatgjate të punëtorëve dhe klientëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme