Mëngjesin e sotshëm, një bombolë gazi ka shpërthyer në një apartament në lagjen nr 2 të Laçit. Si pasojë, një vajzë 24 vjeçe është plagosur.
Policia njoftoi se ngjarja ka ndodhur më date 3.10.2017, rreth orës 7:40, në banesën e shtetasit A.G. në lagjen Nr.2 në Laç, Kurbin. Bombola ishte e vendosur në ballkonin e apartamentit.
Për pasojë është lënduar shtetasja M.G. 24 vjeçe ,e cila është dërguar në spitalin e Traumës Tiranë, aktualisht nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut per jetën.
Grupi hetimor në bashkëpunim Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.