Zbardhet dëshmia e vrasësit të biznesmenit në Laç: Unë e vrava

Prishtinë | 12 Dhj 2021 | 14:08 | Nga Ekonomia Online

Llej Lika, autori kryesor në vrasjen e Rakip Rolit, ka pranuar fajin dhe autorësinë e krimit.

Në dëshminë e zbardhur, ai shprehet se arsyeja e vrasjes së Rakip Rolit ka qenë sherri që djemtë e Rolit kanë pasur me të para katër muajsh. Gjatë konfliktit të atëhershëm, Lika thotë se ata kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij.

Më tej, ai ka mohuar akuzën dhe babai dhe kushëriri i tij të kenë lidhje me ngjarjen e dy ditëve më parë.

Skënder dhe Llej Lika u arrestuan një ditë më parë në zonën e Fushë Milotit, si autorët e dyshuar të vrasjes të biznesmenit Pilot Roli.

Si ndodhi ngjarja?

Rakip Roli, i njohur më së shumti si Pilot Roli ishte një biznesmen materialesh ndërtimi në zonën e Sanxhakut. Ai u ekzekutua me armë zjarri këtë të premte (10 dhjetor 2021) në një atentat të organizuar vetëm pak metra larg banesës së tij në një fshat të Kurbinit.

Ngjarja e rëndë ndodhi në ora 08:45 në rrugën kryesore të fshatit Sanxhak, në dalje të qytetit të Laçit. Ai është qëlluar disa herë me armë zjarri që dyshohet të jetë automatik dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në vend.

I ndjeri po udhëtonte me automjetin e tij tip “Audi” ku dy persona i kanë ndërprerë rrugën dhe e kanë qëlluar me breshëri automatiku, ndërsa makina ka devijuar në kanalin kullues anash rrugës.

Kush është biznesmeni Roli?

Biznesmeni Rakip Rroli ka qenë i dënuar disa vite më parë për rrahje, ku dhe ka vuajtur dënimin në burgun e Shënkollit në Lezhë dhe pas lirimit është marrë me biznes.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2011, ku së bashku me një person tjetër kanë dhunuar me sende të forta një 22-vjeçar, duke e plagosur rëndë pas një sherri për motive banale.

Mësohet se dy djemtë e tij, Emiljano dhe Sokol Rroli, janë personazhe të njohur në botën e krimit, pasi janë akuzuar për trafik droge në vitin 2017. Madje një prej tyre mbeti i plagosur, pasi për të mbërritur sa më shpejt në vendngjarje është aksidentuar me makinë duke u përplasur me një shtyllë elektrike në krah të rrugës.

Rakip Rroli dhe familja e tij kanë disa biznese, përfshirë mjete të transportit të rëndë, si dhe një pikë materialesh ndërtimi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme