Sulmuesi francez dëshiron të largohet nga Arsenali, por e preferon një klub më të madh evropian
Alexandre Lacazette e ka refuzuar ofertën e Newcastle United.
Për këtë siguron portali italian “Tuttomercatoweb”.
Në fakt, sulmuesi francez është i interesuar për t’u larguar nga Arsenali.
Kjo pasi atij do t’i skadojë kontrata në fund të këtij sezoni dhe gjatë verës do të jetë lojtar i lirë, pëcjell “Gazeta Express”.
Mirëpo, sulmuesi francez është në kërkim të transferimit në një klub më të madh evropian.
Ai madje thuhet se e ka refuzuar një ofertë të majme nga Newcastle, i cili e do atë qysh në janar.
Arsenali duhet ta shesë këtë muaj përfaqësuesin francez pasi gjatë verës mund ta humbasë pa para.