Sulmuesi i Arsenalit, Alexandre Lacazette, ka hedhur poshtë kritikat për edicionin e tij debutues në Premier League, duke thënë se ai ka mësuar shumë dhe se është i gatshëm ta përmirësojë numrin e golave në edicionin e ri.
Sulmuesi francez iu bashkua Arsenalit verën e shkuar për dëmshpërblim rekord të klubit – 53 milionë eurosh nga Lyoni, por 27-vjeçari nuk tregoi vlerat e tij që në edicionin e parë, përcjell Koha Ditore shkrimin e Reuters.
Ai shënoi vetëm 17 gola në 39 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat dhe mori kritika të mëdha nga analistët e tifozët e klubit.
“Nuk më intereson se si njerëzit me gjykojnë. Unë e di se nëse qëndroj në Arsenal, klubi do të jetë i lumtur sikurse edhe bashkëlojtarët. Kjo për mua është gjëja më e rëndësishme”, ka insistuar Lacazette.